LOKALE/Pamjet me mbeturina në Miresh nxisin reagime: “Dështim i prindërve në edukim”

Një pamje jo e mirë me mbeturina të hedhura ka nxitur reagime të ashpra nga banorët e fshatit Miresh.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të fshatit, ku janë publikuar edhe fotografitë e vendit të ndotur, është ngritur shqetësimi për mungesën e kujdesit ndaj mjedisit.

​Në reagimin e bërë me mllef, përgjegjësia i është adresuar kryesisht edukimit familjar dhe vetëdijesimit të të rinjve.

​”Këtu nuk kanë faj fëmijët, kjo është dështim i madh i prindërve në edukimin e tyre!”, thuhet ndër të tjera në reagimin e publikuar në faqen e fshatit, ku kërkohet më shumë kujdes dhe përgjegjësi për ambientin ku jetojnë.

​Foto të ndryshme të postuara tregonin mbeturina të shpërndara në hapësira publike, gjë që ka nxitur diskutime të shumta mes bashkëfshatarëve për nevojën e reagimit dhe vetëdijesimit më të madh komunitar.

Shpërndaj me të tjerët