Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Mulla Idris Gjilani” në fshatin Velekincë të Gjilanit ka shprehur mirënjohjen e saj të sinqertë ndaj Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) për një donacion prej 1,013 fletoreve të dedikuara për nxënësit e kësaj shkolle.
Përmes një njoftimi, drejtuesit e shkollës kanë vlerësuar se ky donacion përbën një mbështetje me vlerë për procesin edukativo-arsimor dhe ndihmon drejtpërdrejt në punën e përditshme të nxënësve.
”Çdo fletore është një mundësi më shumë për të shkruar, për të mësuar, për të ushtruar dhe për të ndërtuar dijen. Prandaj, ky donacion për ne nuk është vetëm një ndihmë materiale, por një kontribut i drejtpërdrejtë në mbështetjen e procesit edukativo-arsimor,” thuhet në falënderimin e shkollës.
Në shkollën “Mulla Idris Gjilani”, e cila numëron mbi 500 nxënës, çdo mbështetje institucionale konsiderohet e rëndësishme për krijimin e kushteve më të mira të mësimnxënies.
Drejtuesit e shkollës kanë falënderuar DKA-në e Gjilanit për praninë dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj shkollave të komunës.
