Reagimi i Kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, ndaj opozitës për çështjen e pagave

 

Pas reagimeve të dy partive opozitare në Gjilan, LDK-së dhe PDK-së, lidhur me pagat e punëtorëve të tregut dhe atyre shëndetësorë, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit aktual të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Hyseni i ka cilësuar reagimet e tyre si propagandë bllokuese dhe ka theksuar se opozita është përkujdesur që këtë temë ta përdorë vetëm për fushatë.

“Folëm gjatë për pasojat, bëmë thirrje për muaj të tërë për unifikim në të mirë të qytetarëve, dolëm çdo ditë në konferenca e ftuam dhjetëra seanca. Ju paralajmëruam për pasojat e mëdha që do t’i kenë qytetarët tanë dhe bëmë thirrje që kjo temë të mos shfrytëzohej për fushatë,”  ka thënë Hyseni.

Sipas tij, “ashtu siç u paralajmërua, edhe ndodhi: harresa e buxhetit dhe krekosja në kohë zgjedhjesh nacionale, në kurriz të luftës ndaj qeverisjes sonë, tashmë po përdoret si armë për fushatën komunale.”

Në fund, kryetari Hyseni ka shtuar se qytetarët tashmë i njohin veprimet e opozitës:

“Qytetarët e Gjilanit ju njohin, ua dinë veprimet dhe e dinë kush jeni. Zgjidhja bëhet shpejt, sepse Gjilani nuk është prioritet vetëm në fushatë, por çdo orë e çdo ditë.”

 

Shpërndaj me të tjerët