Njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të Dritës, Raddy Ovouka, mbrëmë në ndeshjen ndaj Differdange 03, në kuadër të UEFA Conference League, ka shënuar paraqitjen e tij të 100-të me fanellën e klubit gjilanas në të gjitha garat.
Ovouka bëhet lojtari i parë i huaj në historinë e klubit që arrin këtë shifër.
Futbollisti nga Kongo, para se të transferohej te Drita, fitoi Premier League të Ganës dhe Kupën FA të Ganës në vitin 2021. Performancat e tij të shkëlqyera bënë që ai të konsiderohej si mbrojtësi i majtë më i mirë në Premier League të Ganës.
Në vitin 2022, Ovouka kaloi një periudhë në huazim te skuadra amerikane New Mexico United, përpara se të bashkohej në huazim me klubin gjilanas, Drita.
Ai gjithashtu ka përfaqësuar ekipin kombëtar të Kongos, duke bërë debutimin e tij ndërkombëtar si senior në mars të vitit 2021.