Rënie shqetësuese e nxënësve shqiptarë në shkollat fillore të Luginës së Preshevës

 

Lugina e Preshevës, përveç sfidave dhe problemeve të përditshme, po përballet kohëve të fundit me një fenomen shqetësues: rënien e numrit të nxënësve shqiptarë në shkollat fillore.

Të dhënat tregojnë se nga viti shkollor 2020/21 deri në 2025/26, numri i nxënësve ka rënë nga 4059 në 3650, një humbje prej 409 nxënësve, ose rreth 10% në vetëm pesë vjet.

Ekspertët shprehin shqetësimin e tyre për këtë trend, duke theksuar se shkaqet janë emigrimi masiv i familjeve shqiptare, nataliteti i ulët, kushtet e rënda ekonomike, mosnjohja e diplomave nga Serbia, si dhe pasivizimi i adresave, që godet drejtpërdrejt komunitetin shqiptar.

Nëse nuk ndërmerren masa të përbashkëta, paralajmërojnë njohësit e arsimit, shkollat shqipe në Luginë rrezikojnë të zbrazën gjithnjë e më shumë, duke vënë në pikëpyetje ruajtjen e identitetit kombëtar dhe zhvillimin e gjeneratave të reja.

 

Shpërndaj me të tjerët