Diaspora shqiptare sjell mbi 651 milionë euro për Kosovën në gjysmën e parë të vitit

 

Gazmend Abrashi, pronar i Monopol City në Gjilan dhe afarist i njohur kosovar, ka komplimentuar diasporën kosovare, duke theksuar kontributin e madh financiar dhe emocional që ajo vazhdon t’i japë vendit tonë.

“Vetëm në gjysmën e parë të vitit, mbi 651 milionë euro kanë ardhur nga diaspora për Kosovën. Ky kontribut nuk është vetëm në formë parash, por gjithashtu shpreh dashuri, kujdes dhe lidhje të forta me vendlindjen,” tha Abrashi.

Ai shtoi se mërgata ka një rol vendimtar në mbështetjen e familjeve, ekonomisë dhe projekteve zhvillimore në Kosovë. “Është fuqia e mërgatës sonë që i qëndron pranë Kosovës, edhe kur është larg, duke treguar se lidhja me atdheun nuk matet me kilometra, por me zemër dhe veprime konkrete,” përfundoi Abrashi.

 

Shpërndaj me të tjerët