Sot nis EuroBasket 2025, katër shtete presin spektaklin e basketbollit kontinental

 

EuroBasket 2025 starton sot, duke shënuar edicionin e 42-të të kampionatit më prestigjioz të basketbollit në Evropë. Ashtu si tre edicionet e fundit, turneu do të organizohet nga disa vende: Qipro (Limassol), Finlanda (Tampere), Polonia (Katovicë) dhe Letonia (Riga).

Kampionati do të zhvillohet nga 27 gushti deri më 14 shtator, me Rigën si qytetin pritës të fazës finale.

Format i garës:

·       24 skuadra ndahen në katër grupe me nga gjashtë ekipe.

  • Katër më të mirat e secilit grup avancojnë në fazën me eliminim direkt.
  • Raundi i 16-shes luhet më 6-7 shtator, çerekfinalet më 9-10 shtator, gjysmëfinalet më 12 shtator, ndërsa më 14 shtator do të zhvillohet finalja dhe ndeshja për medaljen e bronztë.

 Grupet e EuroBasket 2025

  • Grupi A (Riga): Letonia, Republika Çeke, Turqia, Estonia, Portugalia, Serbia.
  • Grupi B (Tampere): Lituania, Mali i Zi, Finlanda, Britania e Madhe, Suedia, Gjermania.
  • Grupi C (Limasol): Spanja, Greqia, Italia, Gjeorgjia, Bosnja & Hercegovina, Qipro.
  • Grupi D (Katovicë): Franca, Sllovenia, Polonia, Izraeli, Belgjika, Islanda.

Ky edicion rikthen turneun në ciklin katërvjeçar pas vonesës së EuroBasket 2021, i cili u zhvillua në 2022 për shkak të pandemisë COVID-19. Kampionia në fuqi është Spanja, që e fitoi titullin tre vite më parë.

 

EuroBasket,      Dita 1                27.08.2027

 

 Ora

Grupi

Britania e Madhe – Lituania

12:30

B

Republika Çeke – Portugalia

13:45

A

Mali i Zi – Gjermania

15:30

B

Letonia – Turqia

17:00

A

Suedia – Finlanda

19:30

B

Serbia – Estonia

20:15

A

 

Shpërndaj me të tjerët