Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), në mbledhjen e mbajtur më 20 gusht 2025 në Prishtinë, ka miratuar kërkesën e KB Drita, Gjilan, për inkuadrim në Ligën e Parë të Meshkujve për edicionin 2025/26.
Vendimi erdhi pas plotësimit të kritereve për licencim dhe garim, duke u konsideruar edhe si hap i rëndësishëm për zhvillimin e basketbollit në rajonin e Gjilanit.
KB Drita sezonin e kaluar nuk mori pjesë në gara për shkak të arsyeve të shumta, si objektive ashtu edhe subjektive, por tashmë rikthimi i saj pritet të sjellë gjallëri dhe rivalitet në ligë.