Turqia kualifikohet në çerekfinale të EuroBasket 2025, me dy basketbollistë nga Kosova në ekip

 

Ekipi Kombëtar i Basketbollit i Turqisë mposhti Suedinë me rezultatin 85-79 në raundin e 16-të të Kampionatit Evropian të Meshkujve FIBA (EuroBasket 2025), duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Në përbërjen e ekipit turk luajnë edhe dy basketbollistë nga Kosova, Erxhan Osmani dhe Kenan Spahiu, të cilët dhanë kontribut të rëndësishëm për këtë fitore.

Turqia do të përballet në çerekfinale me fituesin e ndeshjes Poloni – Bosnjë dhe Hercegovinë.

 

Shpërndaj me të tjerët