Sot shënohen 35 vjet nga Kushtetuta e Kaçanikut, themeli i shtetit të Kosovës

 

Më 7 shtator 1990 shënohet një nga datat më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës. Pikërisht në Kaçanik, delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës miratuan Kushtetutën e Kosovës, si vazhdimësi e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të atij viti.

Ky akt u bë gurthemel i rezistencës institucionale të shqiptarëve të Kosovës ndaj shtypjes së regjimit serb dhe hap i guximshëm drejt pavarësisë.

Kushtetuta e Kaçanikut, së bashku me referendumin për pavarësi të mbajtur në vitin 1991, ishin dy shtyllat kryesore që vunë themelet e shtetit të ardhshëm të Kosovës.

Ato dhanë legjitimitet politik dhe juridik për rrugën e gjatë drejt lirisë dhe pavarësisë, që më pas u kurorëzua me luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Pikërisht sot, më 7 shtator 2025, bëhen 35 vjet nga ky akt historik. Dhjetë vjet para shpërthimit të luftës dhe 25 vjet pas përfundimit të saj, Kushtetuta e Kaçanikut mbetet gurthemel i shtetit dhe simbol i vullnetit të pathyeshëm të popullit të Kosovës për liri, barazi dhe pavarësi.

7 shtatori mbetet simbol i qëndresës, unitetit dhe aspiratës së pandalshme për liri.

 

 

Shpërndaj me të tjerët