Dy karateistet e Klubit të Karatesë AS Gjilan, Erina Sherifi dhe Hatigje Zejnullahu, do të përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Mesdhetar për Kadetë, Juniorë dhe Seniorë, që do të mbahet nga 12 deri më 14 shtator 2025, në Guadalajara, Spanjë.
Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i klubit, Alban Beqiri, i cili ka theksuar se pjesëmarrja e tyre është bërë e mundur falë përkrahjes së Federatës së Karatesë së Kosovës, Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport – Gjilan, si dhe ORL Clinic Daris.
Vetëm dy javë më parë, Erina Sherifi kishte marrë pjesë në turneun ndërkombëtar Basel Open 2025 në Zvicër, ku ishte duke udhëhequr, por në minutat e fundit pësoi disa gabime që i kushtuan humbjen. Megjithatë, ajo tashmë ka fituar përvojë më të madhe dhe pritet të shënojë paraqitje të suksesshme në këtë garë të rëndësishme.