Në Kamenicë dhe Roganë janë shpërndarë 10 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, falë bamirësve dhe kontribuesve humanë, të cilët kanë vendosur të mbeten anonim.
Sekretari i degës së Kryqit të Kuq në Kamenicë, Rexhep Morina, tha se 6 pako janë shpërndarë në qytetin e Kamenicës dhe 4 në fshatin Roganë.
“Këto pako, përveçse lehtësojnë barrën e jetesës, janë edhe një mesazh i qartë se nevojtarët nuk janë të vetëm në këto kohëra të vështira. Falënderojmë të gjithë bamirësit dhe kontribuuesit që me zemërgjerësi po bëhen pjesë e misionit tonë humanitar. Pa mbështetjen e tyre, ky rrugëtim do të ishte shumë më i vështirë”, tha Morina.
Ai shtoi se me solidaritet dhe dashuri për njeriun, Kryqi i Kuq do të vazhdojë të qëndrojë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë.