Propozohet “Dita e Plisit” si festë kombëtare

 

Në takimin e gjeneratës së normalistëve të shkollës normale “Skënderbeu” të Gjilanit, të vitit shkollor 1968/69, pas 56 vitesh, përveç çmalljes dhe kujtimeve, u hodh një ide sa interesante aq edhe racionale: shpallja e “Ditës së Plisit” si festë kombëtare.

Në këtë tubim, i cili solli emocione dhe përjetime të veçanta për ish-normalistët, profesori Rexhep Abazi propozoi që plisi, si një nga simbolet më të lashta të identitetit kombëtar shqiptar, të ketë ditën e tij të veçantë në kalendarin e festave kombëtare.

Kjo nismë mori përkrahjen e menjëhershme nga të pranishmit, të cilët nënshkruan një peticion për shpalljen e kësaj dite festive dhe për përfshirjen e plis-it në listën e trashëgimisë kulturore të mbrojtur nga UNESCO.

Sipas tyre, plisi nuk është vetëm një mbulesë koke, por një simbol i krenarisë, rezistencës dhe unitetit të shqiptarëve ndër shekuj.

Shpallja e “Ditës së Plisit” do të ishte një mënyrë për të afirmuar identitetin kombëtar dhe për ta ruajtur trashëgiminë kulturore për brezat që vijnë.

 

 

Shpërndaj me të tjerët