Drita bie në shtëpi, Drenica e ndëshkon me një gol të vetëm

 

Drita ka pësuar një humbje të rëndë sot në Gjilan, ku Drenica triumfoi me rezultat minimal 0:1.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 39 nga Altin Vojvoda, i cili me një goditje të fuqishme e të saktë mposhti portierin Maloku.

Në pjesën e parë, mysafirët patën raste të tjera të rrezikshme, por gardiani i Dritës shpëtoi skuadrën vendase nga pësime të tjera. Edhe pas disa ndryshimeve në pjesën e dytë, Drita nuk arriti të gjejë golin e barazimit, duke lënë fushën e lojës me duar bosh.

Trajneri i Drenicës, Bilbil Sokoli, pas ndeshjes u shpreh se kjo ishte një fitore e merituar, falë disiplinës dhe angazhimit të madh të lojtarëve të tij.

Me këtë humbje, Drita futet edhe më thellë në krizë rezultatesh, duke shtuar presionin për ndeshjet e ardhshme.

 

Shpërndaj me të tjerët