Robert Rrahmani shpallet “Ylli i Javës” në Albi Mall Superligë

Mesfushori i Gjilanit, Robert Rrahmani, është vlerësuar me çmimin “Ylli i Javës” për paraqitjen e tij në javën e pestë të Albi Mall Superligës.

Çmimin ai e pranoi në ambientet e FFK-së, pas vendimit të Komisionit të Veteranëve të Futbollit (Blerim Haxholli, Isuf Llumnica dhe Denis Isaja).

“Për ndeshjen kundër Ferizajt jemi përgatitur vetëm për fitore dhe marrjen e tri pikëve. Ky çmim i takon edhe bashkëlojtarëve, sepse edhe ata janë pjesë e këtij suksesi,” tha Rrahmani pas marrjes së çmimit.

Shpërndaj me të tjerët