Gjilani përfiton internet publik falas për qytetarët

 

Komuna e Gjilanit është përzgjedhur ndër komunat përfituese në Ballkanin Perëndimor nga iniciativa WiFi4WB, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, përmes projektit EU4Digital.

Ky projekt do të mundësojë krijimin e një rrjeti publik me pika hotspot WiFi falas në territorin e komunës, duke rritur qasjen e qytetarëve në internet dhe lehtësuar komunikimin digjital.

Për zbatimin e kësaj iniciative tashmë është përzgjedhur operatori i internetit Vala – Telekomi i Kosovës

Shpërndaj me të tjerët