Zyrtare: Dembélé dominon bindshëm në Topin e Artë 2025, Yamal i dyti me diferencë të thellë

 

France Football publikon renditjen e plotë

Revista prestigjioze “France Football”, organizatore e çmimit të famshëm “Topi i Artë”, ka bërë publike listën e plotë të pikëve të grumbulluara nga finalistët në garën për çmimin më të lakmuar individual në futbollin botëror.

Dembélé triumfon pa konkurrencë
Ashtu siç ishte paralajmëruar menjëherë pas ndarjes së çmimit, Ousmane Dembélé e ka fituar trofeun me dominim të qartë, duke lënë pas me diferencë të madhe të riun Lamine Yamal.

Dembélé grumbulloi 1380 pikë, më shumë se 300 pikë diferencë nga Yamal, që renditet i dyti me 1059 pikë.

Surprizat dhe renditja e plotë
Vendin e tretë e zuri Vitinha, me 703 pikë, ndërsa më pas renditen emra të mëdhenj si Mohamed Salah, Raphinha, Achraf Hakimi dhe Kylian Mbappé.

Renditja e plotë për Topin e Artë 2025 sipas France Football:

  1. Ousmane Dembélé – 1380 pikë
  2. Lamine Yamal – 1059 pikë
  3. Vitinha – 703 pikë
  4. Mohamed Salah – 657 pikë
  5. Raphinha – 620 pikë
  6. Achraf Hakimi – 484 pikë
  7. Kylian Mbappé – 378 pikë
  8. Cole Palmer – 211 pikë
  9. Gianluigi Donnarumma – 172 pikë
  10. Nuno Mendes – 171 pikë
  11. Pedri – 124 pikë
  12. Khvicha Kvaratskhelia – 123 pikë
  13. Harry Kane – 112 pikë
  14. Desire Doué – 74 pikë
  15. Viktor Gyökeres – 56 pikë
  16. Vinícius Jr. – 51 pikë
  17. Robert Lewandowski – 49 pikë
  18. Scott McTominay – 45 pikë
  19. João Neves – 40 pikë
  20. Lautaro Martínez – 37 pikë
  21. Serhou Guirassy – 25 pikë
  22. Alexis Mac Allister – 21 pikë
  23. Jude Bellingham – 21 pikë
  24. Fabián Ruiz – 20 pikë
  25. Denzel Dumfries – 20 pikë
  26. Erling Haaland – 18 pikë
  27. Declan Rice – 13 pikë
  28. Virgil van Dijk – 7 pikë
  29. Florian Wirtz – 5 pikë
  30. Michael Olise – 4 pikë

 

Shpërndaj me të tjerët