Ka ndërruar jetë një figurë e respektuar e basketbollit kosovar. Remzi Ramadani, i njohur për miqtë dhe sportdashësit si “Remi”.
Ai ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në komunitetin sportiv dhe shoqëror të Kosovës.
Ramadani ka qenë gjyqtar federativ i basketbollit në kohën e ish-Jugosllavisë, ndërsa pas luftës vazhdoi të gjykojë ndeshje në nivel vendor dhe shërbeu si delegat në garat e basketbollit deri në vitet e fundit.
Ai la pas dy djem, të cilët me po aq pasion sa babai i tyre, kanë ndjekur rrugën e sportit, duke vazhduar traditën familjare në basketboll.
Komuniteti sportiv i Kosovës e kujton me respekt kontributin e tij të madh dhe rolin e tij në zhvillimin e këtij sporti.