8,500 € për studentët kosovarë në doktoratë jashtë vendit

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka shpallur thirrjen për mbështetje financiare për studentët kosovarë që vijojnë studimet e doktoratës në 500 universitetet më të mira në botë, sipas listës “Shanghai”, për vitin akademik 2025/2026.

Mbështetja financiare parashihet në vlerë prej 8,500 euro në vit.

Thirrja është e hapur nga sot, 29 shtator 2025, deri më 12 tetor 2025, ora 16:00. Aplikimi duhet të dorëzohet në një zarf të mbyllur, me mbishkrimin “Aplikimi për mbështetje financiare për doktoratë”, në adresën: rr. “Agim Ramadani”, MAShTI – zyra e arkivit nr. 4.

Vendimi për përfituesit do të publikohet në faqen zyrtare të MAShTI-t.

Dokumentet e nevojshme dhe kushtet për aplikim i gjeni në këtë link https://masht.rks-gov.net/thirrje-per-mbeshtetje…/

 

 

Shpërndaj me të tjerët