Dëmtime të mëdha në shkollën “Fetah Qerimi” në Zhegoc

 

Nxënësit dhe stafi i shkollës “Fetah Qerimi” në fshatin Zhegoc janë përballur sot me dëmtime të konsiderueshme në objektin shkollor, ku pothuajse të gjithë xhamat janë thyer.

Për shkak të këtyre dëmtimeve, Drejtoria Komunale e Arsimit ka vendosur që nxënësit e kësaj paraleleje të vazhdojnë mësimin përkohësisht në shkollën amë në Verbicë të Zhegocit, deri në përfundimin e riparimeve të nevojshme.

Ngjarja është duke u hetuar nga Policia e Kosovës, ndërsa komuniteti lokal është duke ndihmuar për të garantuar vazhdimësinë e procesit mësimor.

 

 

Shpërndaj me të tjerët