Shoqëria Kulturore-Artistike “Karadaku” nga Gjilani ka fituar tri çmime të rëndësishme në Festivalin e Valles Dyshe “Gjurmët e Valltarit Pozheranas”, i cili ishte dedikuar valltarit të njohur e tashmë të ndjerë Abdyl Rama.
Kjo shoqëri artistike u shpërblye me Kupën e Festivalit “Abdyl Rama”, si dhe me dy çmime individuale: Valltarja më e mirë e festivalit, që iu nda Lorikë Sulejmanit, dhe Valltari më i mirë i festivalit, që iu nda Rama Isufit.
Dysheja e talentuar interpretoi me mjeshtëri valle me motive të Karadakut, duke rrëmbyer duartrokitjet dhe vlerësimet e jurisë.