UKZ fillon reformën ligjore me mbështetjen e Austrisë

 

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt sot një takim koordinues me përfaqësuesit e projektit Sustainable Higher Education & Research (SHER), i financuar nga Qeveria e Austrisë.

Takimi shënon vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë mes UKZ-së dhe programit SHER, në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar më herët këtë vit.

Në takim morën pjesë Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, prorektorët, dekanët e fakulteteve dhe përfaqësuesit e SHER-it, Aqim Emurli, Nehat Dervishi dhe Lulzim Aliaj.

Bashkëpunimi synon rishikimin dhe avancimin e kornizës ligjore të universitetit, për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe ngritjen e standardeve të arsimit të lartë.

Në ditët në vijim priten punëtori dhe takime të tjera, me qëllim përfundimin e reformës ligjore në UKZ.

 

Shpërndaj me të tjerët