Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka nisur vaksinimin kundër gripit sezonal dhe profesionistët shëndetësorë kanë dhënë shembullin, duke marrë vaksinën e tyre.
Mos e lini rastin pas dore!
Vaksinimi kundër gripit është një armë e fuqishme për të mbrojtur veten, familjen dhe komunitetin.
Ai është veçanërisht i rëndësishëm për ata që janë më të ekspozuar ndaj infeksioneve dhe për të gjithë që duan të shmangin komplikimet serioze.
Mesazhi i ekspertëve:
“Vaksinimi shpëton jetë! Çdo dozë llogaritet për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe të të tjerëve!”
Mos prisni, tregoni kujdes për veten dhe të dashurit tuaj dhe bëhuni pjesë e mbrojtjes kundër gripit sezonal.