Nipi i profesorit të ndjerë, Andi Rexhepi, magjistër i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ka kujtuar me mall dhe krenari gjyshin e tij, profesorin e njohur të botanikës, prof. dr. Ferat Rexhepi.
Në një postim emocionues, ai ka ndarë një pjesë nga puna e përditshme e botanistëve, të cilët pas çdo sezoni vegjetativ i rikthehen studimeve dhe përpunimit të materialeve të mbledhura në terren.
Në kujtim të veçantë, Andi ka ndarë një fotografi të realizuar në qershor të vitit 2012 në Majën e Pashallarëve, ku prof. Rexhepi shihet duke fotografuar detajet e një bime barishtore, me sanza-n (Gentiana lutea L., Gentianaceae) në sfond.
Një kujtim që përmbledh dashurinë, pasionin dhe përkushtimin e një jete të tërë në shërbim të shkencës dhe brezave të rinj.