Në Gjilan ka nisur asfaltimi i rrugës “Hamdi Kurteshi”, një nga arteriet më të rëndësishme të qytetit, me një investim në vlerë prej 2.4 milionë eurosh.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimi, kanë inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen me intensitet të lartë.
“Me këtë investim të madh, rruga ‘Hamdi Kurteshi’ do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe pamjen urbane të qytetit tonë. Puna në terren po zhvillohet me standarde të larta dhe shumë shpejt ky projekt i shumëpritur do të kthehet në realitet për qytetarët tanë,” ka deklaruar Hyseni.
Ky projekt pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin në një zonë kyçe të Gjilanit dhe të përmirësojë infrastrukturën rrugore të qytetit.


