Veteranët e UÇK-së nga Gjilani nisen për protestën në Tiranë

 

Veteranët e UÇK-së nga Gjilani nisen drejt Tiranës për protestën gjithëkombëtare në mbështetje të liderëve të UÇK-së

Disa përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) nga Gjilani, sot janë nisur drejt Tiranës, për t’u bashkuar me protestën gjithëkombëtare në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre që po përballen me gjykime në Hagë.

Kjo pjesëmarrje, sipas organizatorëve, është shenjë e qëndrueshme e unitetit kombëtar dhe respektit për luftën çlirimtare, ndërsa përfaqësuesit nga Gjilani theksuan se shpirti i luftës për liri dhe dinjitet kombëtar jeton ende.

“Gjilani, si gjithmonë, në ballë të qëndresës,  ngre zërin për të vërtetën e UÇK-së dhe për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare. Bashkë për drejtësi, bashkë për UÇK-në!”, u tha në deklaratën e tyre para nisjes.

 

Shpërndaj me të tjerët