Ardian Nuhiji mund të marrë drejtimin e Tiranës

 

Mësohet nga  mediat shqiptare se ish-trajneri i Gjilanit, Ardian Nuhiji, mund të jetë trajneri i ardhshëm i Tiranës, në rast se Bordi i klubit vendos të shkarkojë italianin Roberto Bordin.

Disfata e fundit e Tiranës, 1-4 ndaj Elbasanit, duket se mund të ketë fundin e periudhës së Bordinit në stolin e bardheblu.

Nuhiji, përveç  drejtimit me Gjilanin, ka fituar titullin kampion me Dritën dhe ka drejtuar  edhe klubin e madh në Maqedoninë e veriut,  Shkëndijën e Tetovës.

 

 

Shpërndaj me të tjerët