Angazhimi i Universitetit “Kadri Zeka” në Platforma Ndërkombëtare të Arsimit STEM

 

Kontributi i Universitetit “Kadri Zeka” në Konferencën Ndërkombëtare STEM-PD 2025

Në Universitetin Ibn Haldun në Turqi u mbajt Konferenca Ndërkombëtare STEM-PD 2025, ku u diskutuan zhvillimet më të fundit në arsimin STEM dhe metodologjitë inovative në mësimdhënie.

Në ditën e parë të punimeve, Xhevdet Thaçi udhëhoqi panelin “Innovative Frameworks and Methodologies in STEM Teaching” dhe prezantoi studimin “Different Approaches to STEM Education: Interconnected vs. Parallel Fields”.

Konferenca shërbeu si një platformë bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe rrjeteve ndërkombëtare si @CoVE STEM Europe dhe @EU STEM Coalition, ku Universiteti “Kadri Zeka” ka rol aktiv në avancimin e inovacionit dhe ekselencës në edukimin STEM.

Ky përfaqësim i UKZ-së thekson angazhimin e institucionit në zhvillimin e arsimit cilësor dhe rolin e tij aktiv në bashkëpunime ndërkombëtare, duke kontribuar në krijimin e një perspektive të gjerë dhe inovative në mësimdhënien STEM.

Shpërndaj me të tjerët