Kosova dhe Zvicra janë përballur katër herë deri tani, me helvetët që kryesojnë bilancin me një fitore dhe tre barazime.
Sot në Prishtinë zhvillohet takimi i pestë, ku “Dardanët” synojnë ende fitoren e parë historike.
1. 29 mars 2022 – Miqësore, Cyrih Zvicra 1–1 Kosova.
Shënues për Kosovën: Milot Rashica.
2. 9 shtator 2023 – Kualifikueset Euro 2024, Prishtinë Kosova 2–2 Zvicra.
Dy gola nga Vedat Muriqi i siguruan Dardanëve barazimin.
3. 18 nëntor 2023 – Kualifikueset Euro 2024, Bazel Zvicra 1–1 Kosova
Golin për Kosovën e shënoi Muhamet Hyseni.
4. 5 shtator 2025 – Kualifikueset Botërori 2026, Cyrih Zvicra 4–0 Kosova
Fitorja e vetme e Zvicrës dhe rezultati më i thellë mes dy kombëtareve.
5. 19 nëntor 2025 – Kualifikueset Botërori 2026, Prishtinë Kosova – Zvicra (20:45, “Fadil Vokrri”)
Dueli i pestë, ku Kosova kërkon fitoren e parë ndaj helvetëve.

