Fotografi i njohur kosovar i natyrës dhe faunës, Arian Mavriqi, ka hapur sonte ekspozitën e tij të fotografisë në ambientet e Presidencës së Ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mavriqi përmes një postimi në llogarinë e tij, ku ka shprehur mirënjohjen ndaj ambasadës britanike dhe të pranishmëve.
“Faleminderit Ambasadorit Jonathan Hargreaves për ftesën. Isha tepër i nderuar me prezencën e stafit të ambasadës, familjarëve dhe miqve të mi nga të gjitha anët e Kosovës. Do të vazhdojmë tutje ta promovojmë Kosovën tonë të dashur, kudo qe na jepet mundësia, duke treguar peizazhet dhe faunën tonë të mrekullueshme”, ka shkruar ai.
Mavriqi, i njohur për fotografitë mbresëlënëse të natyrës së Kosovës, edhe një herë ka përfaqësuar vendin në një ngjarje ndërkombëtare ku është vlerësuar puna dhe kontributi i tij artistik.
