SC Gjilani dërgon telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Dren Ferataj
Sport Club Gjilani ka shprehur dhimbjen e thellë për lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të Dren Ferataj, anëtar i stafit të FC Prishtina. Klubi gjilanas ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen Ferataj dhe për Klubin Futbollistik “Prishtina”, duke ndarë pikëllimin për humbjen e një njeriu të respektuar në komunitetin e futbollit kosovar.
“Ikja e hershme e Drenit për në botën tjetër na lë të pikëlluar, por kujtimi për të do të mbetet i paharruar në zemrat e gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë,” thuhet në telegramin e SC Gjilanit.
Në këto momente të rënda, klubi ka ngushëlluar me fjalët:
“Ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta nga gjithë komuniteti ‘kuqebardh’.”
Telegrami mbyllet me shprehjen e respektit dhe solidaritetit:
Me respekt,
Sport Club Gjilani
