Nuk ishte një mbrëmje e zakonshme. Ishte nata e Dritës.
Në Gala Mbrëmjen e organizuar nga FFK, bardhekaltërit vulosën një vit të jashtëzakonshëm duke dominuar listën e çmimeve dhe duke e kthyer sallën në skenë krenarie për Gjilanin dhe gjithë Kosovën.
Pas sukseseve vendore dhe paraqitjeve mbresëlënëse ndërkombëtare, Drita u konfirmua si klubi më i suksesshëm i vitit.
Dy fjalë e përshkruan më së miri këtë mbrëmje: Drita dhe Kosova
Çmimet që e dëshmojnë dominimin:
Klubi më Fair Play,
Klubi më i mirë i vitit,
Arb Manaj – lojtari më i mirë i vitit
Formacioni i Vitit? Pesë emra, një klub – DRITA: Faton Maloku, Egzon Bejtullahu, Besnik Krasniqi, Albert Dabiqaj dhe Arb Manaj. Në krye të kësaj historie suksesi qëndron edhe Zekirija Ramadani, i shpallur Trajneri më i mirë i vitit 2025, njëkohësisht pjesë e Formacionit të Vitit, vulë e një pune kampionësh.
Një vit historik.
Një dominim i padiskutueshëm.
Një krenari që nuk fshihet.
Drita nuk fitoi vetëm çmime, fitoi respekt dhe histori.

