Hapësirë e harruar prej dekadash: Projekti i pishinës që kurrë nuk u realizua

Hapësirë e harruar prej dekadash: Projekti i pishinës që kurrë nuk u realizua
Ky vend fillimisht ka qenë i paraparë për ndërtimin e një pishine me standarde evropiane. Megjithatë, ndonëse palestra sportive është lëshuar në funksion në vitin 1979, asnjë pushtet që nga ajo kohë nuk është marrë seriozisht me realizimin e këtij projekti.
Është e çuditshme që, përkundër faktit se baza ka qenë e vendosur dhe projekti i planifikuar, edhe pas 25 vjetësh nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret për ndërtimin e pishinës. Ndërkohë, salla sportive ka kaluar disa herë nëpër renovime, por asnjëherë nuk është investuar në pishinën e jashtme të paraparë në projektin fillestar.
Sot, kjo hapësirë ka mbetur e pashfrytëzuar, e zhytur në baltë dhe në gjendje të mjerueshme, duke e shëmtuar edhe vetë godinën e palestrës sportive. Një zonë që dikur ishte menduar për zhvillim, tashmë është shndërruar në simbol të neglizhencës dhe mungesës së vizionit institucional.
Është e domosdoshme që dikush të marrë përgjegjësi për këtë hapësirë – qoftë përmes ridizajnimit të projektit ekzistues, qoftë edhe përmes ndryshimit të plotë të konceptit, në mënyrë që ajo të vihet në funksion dhe t’i shërbejë komunitetit dhe sportit.
Mospërdorimi i kësaj hapësire për dekada përfaqëson humbje potenciali dhe një mundësi të shpërdoruar për zhvillimin urban dhe sportiv të qytetit.

Shpërndaj me të tjerët