Ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare, veterani i arsimit dhe atdhetari Bajram Aliu.
Varrimi do të bëhet të premten, më 26 dhjetor 2025, në ora 14:30, te Varrezat e vjetra, në Smirë.
Bajram Aliu ka përfunduar Shkollën Normale në Ferizaj dhe Shkollën Pedagogjike-Dega Art Figurativ në Shkup.
Ka punuar si mësimdhënës në Goshicë dhe Smirë, pastaj u zhvendos në Ferizaj në Shkollën “Gjon Serreçi” dhe “Tefik Çanga”.
Ai, përveç kontributit në fushën e arsimit, do të mbetet i paharruar në kujtesën e popullit edhe si atdhetar i pathyeshëm përballë shtypjes dhe padrejtësive të shkaktuara nga pushtuesit.
