Në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2026”, edicioni i 35-të, në Gjilan do të mbahet Festivali i Këngës Popullore “Fest Flaka 2026”, një ngjarje e veçantë kulturore që i kushtohet trashëgimisë sonë muzikore dhe shpirtit kombëtar.
Më 30 janar 2026, duke filluar nga ora 20:00, Teatri i Qytetit të Gjilanit do të shndërrohet në një skenë të madhe artistike, ku do të ngjiten artistë të njohur nga të gjitha trojet shqiptare.
Përmes këngëve popullore, motiveve tradicionale dhe interpretimeve autentike, publiku do të ketë mundësinë të përjetojë emocione të veçanta dhe një atmosferë të pasur kulturore.
“Fest Flaka 2026” synon të ruajë dhe promovojë vlerat e trashëgimisë sonë kulturore, duke bashkuar breza e treva të ndryshme në një mbrëmje të vetme artistike.
Kjo ngjarje përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme të programit të festivalit “Flaka e Janarit”, i cili prej vitesh mbetet simbol i kulturës dhe identitetit kombëtar.
Festivali organizohet nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, me mbështetjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Një natë e veçantë, një festë e vlerave tradicionale dhe e shpirtit shqiptar, mos e humbni Fest Flaka 2026!, kanë shkruar drejtuesit e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani”
