Debatik Curri optimist para ndeshjes së Gjilanit ndaj Ballkanit
Trajneri i SC Gjilani, Debatik Curri, shfaq optimizëm para përballjes së ardhshme kundër Ballkanit.
Ai e sheh sfidën me kampionët aktualë si një motiv shtesë për skuadrën e tij.
“Për ne, përballja me Ballkanin është një sfidë që na motivon më shumë. Sezonin e kaluar kemi pasur vazhdimësi të lojtarëve të mirë, dhe kjo na jep siguri për sfidën e radhës në stinorin pranveror. Jemi përgatitur mirë, sidomos gjatë përgatitjeve në Antalia,” tha Curri.
Ndeshja pritet të jetë e fortë, ndërsa Gjilani synon të tregojë një performancë të fortë ndaj rivalëve të tyre.
