60 pako ushqimore për familjet në nevojë në Gjilan

Në prag të Ramazanit shpërndahen 60 pako ushqimore për familjet në nevojë në Gjilan

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, Shoqata Bereqeti – Dega në Gjilan, në bashkëpunim me Fondacionin Bereka Charity, ka realizuar shpërndarjen e 60 pakove ushqimore për 60 familje në nevojë.

Ky aktivitet humanitar është zhvilluar me qëllim të lehtësimit të gjendjes sociale të familjeve përfituese, duke përcjellë mesazhin e solidaritetit, bamirësisë dhe kujdesit për më të rrezikuarit, vlera këto që janë thelbësore në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Nga Shoqata Bereqeti është shprehur falënderim i veçantë për Fondacionin Bereka Charity, si dhe për të gjithë kontribuuesit dhe donatorët, të cilët bënë të mundur realizimin e këtij aksioni humanitar.

Këshilli i Bashkësisë Islame – Gjilan dhe Shoqata Bereqeti – Dega Gjilan kanë theksuar se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në shërbim të familjeve në nevojë dhe forcimit të solidaritetit në komunitet.

Shpërndaj me të tjerët