Mbahet koncerti për fëmijë për nder të 18-vjetorit të pavarësisë

Mbahet koncerti për fëmijë për nder të 18-vjetorit të pavarësisë

Kanë vazhduar aktivitetet me rastin e përvjetorit të 18-të të pavarësisë së Kosovës, organizuar nga Komuna e Gjilanit.

Aktivitetet vazhduan me koncertin për fëmijë në Teatrin e Qytetit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se fëmijët festojnë.

Ai tregoi se nën koreografinë e Naski Dance House, fëmijët e qytetit sollën në skenë një program të mrekullueshëm artistik, plot ritëm, ngjyra dhe emocione.

“Me energjinë dhe buzëqeshjet e tyre, ata e bënë festën edhe më të veçantë, duke dëshmuar se 17 shkurti jeton fuqishëm në zemrat e brezit të ri”, tha kryetari Alban Hyseni.

Shpërndaj me të tjerët