Me pikëllim të thellë është bërë e ditur ndarja nga jeta në moshë të re e ish-zëdhënëses së KF Drita, Elife Sherifi.
Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarë të klubit, duke e cilësuar atë si një bashkëpunëtore të çmuar dhe profesioniste të përkushtuar.
“Elifja ishte një profesioniste e shquar në fushën e gazetarisë dhe një adhuruese e flaktë e klubit tonë, shumë kohë përpara se të merrte detyrën e zëdhënëses, të cilën e mbajti me përkushtim për më shumë se gjashtë vite,” thuhet në reagimin e klubit.
Sipas tyre, puna, përkushtimi dhe dashuria e saj për klubin do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtimeve.
KF Drita ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Sherifi, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën, për këtë humbje të madhe.
“Në këto momente të vështira, qëndrojmë pranë familjes dhe ndajmë dhimbjen me ta,” thuhet më tej.

