ARSIM/Shkolla “Skënderbeu” në Përlepnicë bëhet me kënd të ri lojërash falë donacionit të një bashkëfshatari

Shkolla “Skënderbeu” në Përlepnicë të Gjilanit është bërë me kënd të ri lojërash për nxënësit e saj, i cili u realizua falë donacionit nga bashkëfshatari Qazim Mehmeti dhe familja e tij.

​Krijuar për t’u ofruar fëmijëve më shumë gëzim e hapësirë rekreative, këndi i ri i lojërave solli buzëqeshje e hare te nxënësit që në ditën e parë të funksionalizimit.

​Në realizimin e projektit kontribuuan gjithashtu edhe punëtorët teknikë të shkollës, Nazim Rrustemi, Sokol Kamberi dhe Faton Dalipi, si dhe sekretarja e shkollës, Herolinda Bajrami.

Ata u kujdesën për rregullimin, montimin dhe funksionalizimin e të gjitha pajisjeve.

​Për këtë kontribut dhe punën e palodhur në rregullimin e hapësirës, Drejtoria e Shkollës “Skënderbeu” ka shprehur falënderimet dhe mirënjohjen e saj për donatorin dhe stafin përfshirë.

Shpërndaj me të tjerët