Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan (UKZ) ka njoftuar hapjen e konkursit plotësues për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve në nivelin Bachelor, për vitin akademik 2026/2027.
Përmes këtij konkursi, UKZ ofron mundësi studimi në programe të akredituara, të cilat u përshtaten interesave, aspiratave dhe synimeve akademike e profesionale të maturantëve dhe kandidatëve të interesuar.
Nga universiteti bëjnë me dije se, me një staf akademik të kualifikuar dhe një mjedis modern pune e hulumtimi shkencor, mbeten të përkushtuar në ofrimin e arsimit cilësor dhe përgatitjen e kuadrove të reja për tregun e punës.
Të gjithë të interesuarit ftohen të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara dhe të ndjekin procedurat zyrtare të publikuara në faqen e internetit të UKZ-së, duke shfrytëzuar këtë mundësi për t’u bërë pjesë e këtij institucioni të arsimit të lartë.
