INFRASTRUKTURË/Po punohet në rregullimin e rrugëve të lagjeve në Malësinë e Zhegocit

Një qytetar nga Malësia e Zhegocit e Komunës së Gjilanit ka publikuar disa pamje nga terreni, ku shihen punimet që po zhvillohen për rregullimin e infrastrukturës rrugore në këtë zone.

​Përmes një postimi, ai ka përshkruar gjendjen aktuale të punimeve dhe optimizmin e banorëve për përfundimin e tyre: Boll tollug o ka shkon…, ama shpejt ka me u kthjellue e ka me u z’bukure ky vend..! Nuk ban ndryshe.”

​Ky investim konsiderohet si një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në Malësinë e Zhegocit, pas ndërtimit të rrugës kryesore të fshatit gjatë viteve 2022/2023.

Projekti ka një vlerë prej 1.9 milionë eurosh dhe përfshin përgatitjen e infrastrukturës bazë dhe shtrimin e asfaltit në rrugët e gjashtë lagjeve të fshatit.

​Lagjet që përfshihen në këtë projekt janë:​Lagjja e Zhegocit të Epërm, ​Lagjja e Bilinicajve, Lagjja e Lahovitëve, ​Lagjja e Nuhajve, Lagjja e Ibrajve dhe Ibishajve, ​Lagjja e Spahijve

​Ndonëse faza e tanishme e punimeve shoqërohet me pluhur e baltë gjatë realizimit të gërmimeve, me përfundimin e tyre dhe shtrimin e asfaltit pritet të përmirësohet ndjeshëm infrastruktura rrugore dhe pamja e përgjithshme e kësaj zone malore.

Shpërndaj me të tjerët