SPORT/ ​Liridon Balaj para sfidës me Drenicën: Jemi të përgatitur, besoj te fitorja dhe presim mbështetjen e tifozëve

Sulmuesi anësor Liridon Balaj ka folur para ndeshjes së radhës kundër Drenicës, duke shprehur optimizëm për një rezultat pozitiv dhe duke nërmarrë një thirrje për tifozët.

​Balaj theksoi se skuadra është stërvitur maksimalisht dhe se humori brenda grupit është mjaft i mirë. Sipas tij, vëmendja e të gjithëve tashmë është e përqendruar plotësisht te kampionati.

Jemi përgatitur për këtë ndeshje, atmosfera është e mirë dhe fokusi tashmë është vetëm në kampionat. Besoj se do ta fitojmë këtë takimin. Ndeshja luhet me reflektorë, ndaj i ftojmë të gjithë shikuesit të na mbështesin,” deklaroi Balaj.

​Sfidat që zhvillohen nën dritën e reflektorëve gjithmonë dhurojnë atmosferë të veçantë, ndërsa bardhekuqët synojnë të arkëtojnë pikët e plota para publikut të tyre.

Shpërndaj me të tjerët