Përzgjedhësi i Kombëtares A, Lorik Ilazi, ka publikuar listën e gjerë të lojtareve për grumbullimet e radhës të Kombëtarja A e Kosovës në volejboll (femrat).
Pas përfundimit të kampionatit në elitën e volejbollit kosovar, menjëherë do të realizohen grumbullimet e ekipit kombëtar, me qëllim të komponimit sa më të mirë të skuadrës dhe përgatitjes për garat ndërkombëtare që e presin Kosovën gjatë muajit qershor.
Në listën e publikuar bie në sy rikthimi i disa lojtareve me përvojë dhe bagazh të rëndësishëm në ekipin kombëtar, si dhe përfshirja e volejbollisteve që aktivizohen në kampionate të forta evropiane, si në Itali, Turqi dhe Zvicër.
Ilazi në stafin e tij do e ketë Ylli Kadriun e Vlora Berishën.
Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) ka prezantuar një format të ri të garës, ku Volleyball European League 2026 do t’u japë mundësi të gjitha kombëtareve për më shumë ndeshje dhe zhvillim ndërkombëtar.
Në këtë garë, Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë të gjitha ndeshjet gjatë muajit qershor.
Dy ndeshjet e fundit, ndaj Mali i Zi në volejboll (femrat) dhe Hungaria në volejboll (femrat), do të zhvillohen para publikut kosovar.
Orari i ndeshjeve të Kombëtares A
06/06/2026 | 17:00
Kosova – Spanja
(Bosnje dhe Hercegovinë)
07/06/2026 | 17:00
BeH – Kosova
(Bosnje dhe Hercegovinë)
12/06/2026 | 20:00
Kosova – Greqia
(Greqi)
14/06/2026 | 20:00
Portugalia – Kosova
(Greqi)
19/06/2026 | 17:00
Mali i Zi – Kosova
(Kosovë)
21/06/2026 | 17:00
Kosova – Hungaria
(Kosovë)
Kombëtarja e Kosovës synon paraqitje sa më dinjitoze në këtë edicion të ri të Ligës Evropiane, duke shpresuar në rezultate pozitive dhe avancim në fazat e mëtejshme të garës.

