BOMBARDUESE! Vajza nga Gjilani që po shkatërron rrjetat në Gjermani, vjen te Kosova

Alisa Sinani, sulmuesja gjilanase që po mahnit Gjermaninë, merr ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës

Një yll i ri po ndriçon në futbollin e femrave në Gjermani, dhe ajo ka rrënjë të forta nga Gjilani.

Alisa Sinani, sulmuesja 21-vjeçare e Bayer Leverkusen (ekipi U23), po kalon një sezon thjesht të jashtëzakonshëm, duke u kthyer në makth për portat kundërshtare.

Statistikat e saj këtë vit janë vrastare: në vetëm 18 ndeshje të zhvilluara, ajo ka tundur rrjetën plot 28 herë.

Ky shpërthim i madh nuk ka kaluar pa u vënë re nga Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës për vajza, Sami Sermaxhaj, i cili  tashmë i ka dërguar ftesë zyrtare dhe Alisa do t’i bashkohet ekipit “Dardan” për ndeshjet e radhës.

“Para portës jam e ftohtë”

E lindur dhe e rritur në Keln të Gjermanisë, Alisa e përshkruan me vetëbesim stilin e saj të lojës: “Jam e ftohtë para portës”.

Edhe pse pranon se nuk e kishte imagjinuar një ritëm kaq të lartë golash, ajo ia faturon këtë sukses edhe cilësisë së lartë të ekipit të Leverkusenit dhe kushteve profesionale e elitare që ofron klubi.

“Jam shumë ambicioze, kam ende objektiva përpara”, thotë ajo, duke shprehur qartë synimin për t’u afruar me ekipin e parë të Leverkusenit dhe për t’u matur me më të mirat e këtij sporti.

Nga ligat rajonale në elitë

Përpara se të kalonte te Bayer Leverkusen U23, rruga e Alisës ka qenë e mbushur me gola në ligat rajonale gjermane:

Ka luajtur fillimisht në Bezirksliga për ekipin Spiel und Sport 1912 Nippes, ku shpërtheu me 40 gola. Shënoi edhe 18 gola të tjerë me klubin DJK Südwest Köln.

U shndërrua në një nga sulmueset më të rrezikshme në Frauen-Regionalliga West (liga e tretë rajonale), duke qenë pretendente kryesore për “Torjägerkanone” (çmimin e golashënueses më të mirë).

Përveç rolit si futbolliste aktive, Alisa Sinani jep kontribut në futboll edhe si ndihmëstrajnere te ekipi SC West Köln.

Me ftesën e marrë nga Kosova, sulmuesja me prejardhje nga Gjilani pritet të jetë një vlerë e shtuar dhe një armë e fortë për sulmin e përfaqësueses sonë.

Ajo u shpreh se ndihet shumë e lumtur dhe e emocionuar që është ftuar të luajë për Kosovën,  vendlindjen e prindërve të saj dhe se mezi pret të bashkohet me ekipin dardan në grumbullimet e radhës.

Dardanet do të përballen me Kroacinë si vendase në Prishtinë dhe me Gjibraltarin si mysafire, në kuadër të Grupit 2 të Ligës C.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa përballja e dytë do të zhvillohet më 9 qershor në Gjibraltar.

Kosova bën pjesë në Grupin C2, ku aktualisht kryeson renditjen, e ndjekur nga Kroacia, Bullgaria dhe Gjibralta

 

Shpërndaj me të tjerët