Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, përmes Shoqatës Humanitare “Bereqeti” – Dega në Gjilan, ka realizuar sot shpërndarjen e mishit të kurbanit për 200 familje me asistencë sociale dhe në kushte të vështira ekonomike.
Ky aktivitet tradicional humanitar është organizuar me qëllim që gëzimi dhe begatia e festës të arrijnë në çdo shtëpi, duke promovuar kështu vlerat e larta të solidaritetit, bamirësisë dhe kujdesit ndaj njerëzve në nevojë.
Me këtë rast, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka shprehur një mirënjohje të thellë për të gjithë besimtarët, kontribuuesit dhe donatorët që mundësuan këtë aksion, duke u lutur që Zoti t’ua pranojë ibadetet, kurbanet dhe t’i shpërblejë me shëndet, mirësi e bereqet në familjet e tyre.
