Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me organizatën “Islamic Relief” dhe sektorin për Asistencë Sociale, ka realizuar shpërndarjen e 300 pakove me mish për familjet në nevojë.
Ky aktivitet humanitar synon t’u vijë në ndihmë kategorive më të ndjeshme sociale në këtë komunë.
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, ka shprehur një mirënjohje të veçantë për organizatën partnere, duke vlerësuar lart kontributin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme.
Sipas saj, ky partneritet ka dhënë një ndikim të çmuar në përmirësimin e mirëqenies së familjeve që kanë më së shumti nevojë.
Në përmbyllje të këtij aksioni, drejtoresha Kadriu ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan në realizimin e projektit, duke potencuar se solidariteti, humanizmi dhe bashkëpunimi mbeten gjithmonë vlera themelore në shërbim të qytetarëve të Gjilanit.
