Gjilan/ Zyra e kryetarit Alban Hyseni zhvendoset përkohësisht te objekti i “Teknikës Popullore”

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me stafin e tij kabinetar, nga dje është zhvendosur në objektin e ish-Teknikës Popullore.

Ky kalim në këtë ndërtesë me rëndësi të veçantë historike është bërë me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë dhe ofrimit të shërbimeve sa më afër qytetarëve.

Sipas planit, ekzekutivi komunal do të funksionojë në këtë lokacion deri në përfundimin e plotë të objektit të ri të komunës, punimet e të cilit kanë nisur pak kohë më parë.

Nga zyra e kryetarit kanë bërë të ditur se kjo zhvendosje është realizuar plotësisht në shërbim të mirëqenies së qytetarëve, duke pasur parasysh edhe pozitën tejet të favorshme gjeografike të këtij objekti, i cili gjendet shumë afër qendrës së qytetit dhe mundëson një qasje më të lehtë për të gjithë.

 

Shpërndaj me të tjerët