Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë të Gjilanit ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e saj të sinqertë për Këpucarinë “Valoni” nga Gjilani dhe Milot Korbin, për donacionin e çmuar prej 71 palë atletesh (patika) për nxënësit e kësaj shkolle.
Këtë gjest human dhe bujar e ka bërë të ditur drejtori i shkollës, Zaim Zymeri, i cili ka vlerësuar lart kontributin e donatorëve për komunitetin e tyre.
“Ky gjest bujar përbën një mbështetje të çmuar për nxënësit tanë dhe dëshmon përgjegjësi shoqërore, humanizëm dhe përkushtim ndaj komunitetit. Në emër të nxënësve, prindërve dhe stafit të shkollës, ju falënderojmë përzemërsisht për mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm”, ka thënë drejtori Zymeri.
