Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Fadil Ademi, i shoqëruar nga dy bashkëpunëtorët e tij, Selami Naziri dhe Dushi Bunjaku, ka vazhduar aktivitetet vullnetare në mbështetje të shkollave të kësaj komune.
Në kuadër të këtij aksioni, janë shpërndarë topa për lëndën e Edukatës Fizike, janë vendosur aparate e bidona me ujë të pijshëm, si dhe është siguruar një makinë për kositjen e barit.
Falë donacionit nga kompania “MobiCasa – Gjilan”, topat e sportit u shpërndanë në shkollat “Abaz Ajeti”, “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë, “Sadulla Brestovci”, “Selami Hallaqi”, “Rexhep Elmazi”, “Musa Zajmi”, “Thimi Mitko”, si dhe në shkollat e fshatrave Llovcë, Bukovik, Përlepnicë, Pogragjë, Bilinicë, Kmetovc, Malishevë dhe Dobërqan.
Gjithashtu, me mbështetjen e shokëve dhe familjarëve, u siguruan aparate uji dhe bidona për shkollën “Skënderbeu” në Përlepnicë, për parafillorët e shkollës “Thimi Mitko” si dhe për shkollën “Musa Zajmi”, me këtë të fundit që u pajis edhe me një makinë për kositjen e barit.
Ademi ka theksuar se të gjitha këto nisma po realizohen mbi bazë vullnetare dhe me kontributin e njerëzve të vullnetit të mirë, duke falënderuar të gjithë ata që besuan dhe u bënë pjesë e këtij aksioni në të mirë të fëmijëve.
